Kosova përballë Kroacisë në sfidën e fundit kualifikuese në hendbo

E publikuar: 12/04/2026 18:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja e Kosovës në hendboll për femra do të zhvillojë sot ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2026, ku do të përballet me Kroacinë në Zagreb.

Sfida, e cila nis në orën 18:00 në palestrën “High School Jelkovec”, shihet si një mundësi e rëndësishme për vajzat tona që të mbyllin këtë cikël me një paraqitje dinjitoze ndaj një kundërshtari të fortë.

Ky ballafaqim do të transmetohet drejtpërdrejt në 21 Plus, ndërsa ekipi kosovar synon të tregojë rritjen dhe përkushtimin e tij në arenën ndërkombëtare përballë kroateve favorite.