Pas dështimit të negociatave Izraeli përgatitet për luftë me Iranin, zbulohet urdhri i Shtabit të Përgjithshëm

E publikuar: 12/04/2026 16:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, ka urdhëruar forcat e vendit të kalojnë në një “nivel të lartë gatishmërie” dhe të përgatiten për rifillimin e luftimeve me Iranin, raportojnë mediat izraelite.

Ky urdhër vjen pas dështimit të bisedimeve në Pakistan.

Faqja Ynet raporton se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë nisur një “procedurë gatishmërie për luftë”.