Një rrahje, bashkë me të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në Ferizaj.
Sipas Policisë, përveç përleshjes fizike ndërmjet dy personave, në vendin e ngjarjes janë dëgjuar edhe të shtëna me armë.
Si pasojë e rrahjes, një person ka pësuar lëndime trupore, por jo nga arma e zjarrit, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, si dhe tri gëzhoja.
Një person është shoqëruar në stacion policor, ndërsa i dyshuari tjetër është identifikuar dhe ndodhet në kërkim, ku sipas burimeve të Prive By Liberta Spahiu, bëhet fjalë për reperin e famshëm Betim Januzi, i njohur për publikun si Buta.
“Njësitë relevante policore, përfshirë Hetimet dhe Forenzikën, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa disa njësi janë vënë në kërkim të të dyshuarit”, ka deklaruar Veseli.
Të shtëna me armë, Buta përfshihet në rrahje në Ferizaj – reperi në kërkim
















