Rrëfimi prekës i Anton Qunit për komandantin e Koshares, Agim Ramadanin

E publikuar: 11/04/2026 20:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një rrëfim emocional për heroin, komandantin e Betejës së Koshares, Agim Ramadani, ish-bashkëluftëtari i tij Anton Quni ka evokuar figurën e tij si strateg ushtarak, artist dhe simbol i lirisë.

Quni thotë se Agim Ramadani përfaqësonte bashkimin e disiplinës ushtarake me shpirtin artistik, duke e parë lirinë jo vetëm si mision ushtarak, por edhe si vlerë kulturore dhe identitare.

Ai njihej si një nga figurat kyçe në planifikimin dhe udhëheqjen e operacioneve në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), veçanërisht në Betejën e Koshares.

Në këtë kujtim, Quni përmend edhe bashkëluftëtarët e rënë gjatë asaj periudhe, duke e përshkruar Agim Ramadanin si një komandant që udhëhiqte nga rreshti i parë dhe që bashkëndarë çdo rrezik me ushtarët e tij.

Statusi i tij i plotë: