Në mëngjesin me diell të së hënës, ishte duke biseduar me disa myshterinjë para punëtorisë së tij, por dicka e pazakonshme I ndodhi para syve.
Një makinë doli nga rruga e fshatit Livoç dhe ra në liqe.
Andaj, Faton Isufi, bashkë me kolegët e mysafirët mësynë ujin për ta nxjerrë këdo që ishte brenda veturës. Vecse në liqenin e thellë tre metra, vetëm ky guxoi dhe hyri pa u frikësuar.
Fatkeqja në këtë aksident ishte një grua, por që shpëtoi pa lëndime të rënda.
Faton Isufi, banor i Livoçit
Uji ishte I ftohtë, por të aksidentuarën e tërhoqa shpejt nga vetura
“Unë kam qenë te puna, kur e kam pa veturën që ëahtë ra poshtë, kam vrapuar shpejtë, kam hy këndej por ka qenë shumë ftohtë, kam dalur në anën tjetër, ia kam hapur derën e kam tërhequr dhe e kam dërgu të rruga. Gjendjën e ka pasur jo të mirë. E kam pyetur a je vet në makine më ka thënë po dhe ka ardhur ndihma e shpejtë e ka marrë.
Për gjendjën e saj Isufi tha se nuk ka qenë stabile dhe momentin që e ka shpëtuar ka ardhur ambulanca dhe është dërguar në spitalin e Gjilanit. Por më vonë, familjarët e gruas në fjalë por edhe ajo vetë kishte kontaktuar Isufin për ta informuar se gjendja e saj është mirë tashmë.
Isufi nuk ka ditur se cili ka qenë shkaktari që ajo përfundoi në liqen. Ndërsa, për këtë u njoftua edhe Policia. E ky nuk është rasti I parë që ai shpëton jetë.
Faton Isufi, banor i Livoçit
Edhe më herët kam shpëtuar njerëz në këtë liqe
“Ndihem shumë krenarë që kam shpëtuar një jetë. Edhe më herët më ka ndodhur. Kam qenë me një kushëri i kam ndihmuar dy persona”, tha Isufi./KP



















