Haradinaj: S’është ka më intereson me e taku Abdixhikun e me e pyet çka ka folë me Albinin

E publikuar: 07/04/2026 10:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk është i interesuar ta takojë Abdixhikun për të folur me kreun e LDK-së lidhur me diskutimet që ky i fundit i ka pasur me Albin Kurtin për çështjen e presidentit.

Në një intervistë për RTV Dukagjinin të hënën, lideri i AAK-së ka deklaruar se nuk ka interes të takohet me Abdixhikun.

“Së pari, nëse Lumiri dëshiron me marrë rolin e zmadhuesit të Albinit le ta marr nëse i pëlqen. Unë s’mundem me shku me taku Lumirin me fol për çka ka fol ai me Albinin. S’është ka më intereson. S’është pjesë e imja. Le t’i grah ai tjetërkah. Ose Bedrinë, se Bedria e Lumiri kanë shkruar disa herë në takime…”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.

Haradinaj ka deklaruar se kanë mundur t’i kërkojnë takime paras e të takohen me Albin Kurtin për ta pyetur e konsultuar.

Ndërkohë, gjatë ditës Abdixhiku pas takimit me Kurtin, ka paralajmëruar vazhdimin e takimeve edhe me liderët e tjerë politikë, përfshirë AAK-në dhe PDK-në.