Azemi akuzon KEDS dhe Ministrinë e Ekonomisë për minimizim të skandalit

E publikuar: 07/04/2026 10:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Visar Azemi në cilësinë e dëshmitarit është duke dhënë dëshminë e tij në departamentin e Hetimeve të Policisë së Kosovës lidhur me njehsorët elektrik.

Azemi në një konferencë për medie, tha se është ftuar nga prokuroria në cilësinë e dëshmitarit dhe do t’i paraqes dëshmitë e tij.

Sipas tij, ky skandal i madh me njehsorët elektrik po tenton të minimizohet nga ana e KEDS dhe Ministrisë së Ekonomisë.

“Unë jam ftuar nga drejtoria për krime ekonomike për t’i paraqitur dëshmitë e mijë që i kam mbledhur dhe qytetarëve që mi kanë dërguar në adresën time të paraqes të gjitha të dhënat duke besuar në policinë dhe prokurorinë e Kosovës”, tha ai.

Visar Azemi nga LDK paralajmëroi se do te iniciojë edhe një peticion përmes të cilit do të kërkohet kthimi i parave tek qytetarët.