Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Prishtinë.
Një përleshje fizike ka përfunduar me të shtëna në një lokal nate në Prishtinë, me ç’rast dy persona kanë mbetur të plagosur.
IndeksOnline mëson se personi që ka plagosur dy persona, fillimisht është sulmuar nga pala tjetër, e me pas është kundërpërgjigjur duke shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ferid Curri”, në lokalin “Previeë Bar”.
IndeksOnline ka siguruar pamje ekskluzive të momentit të plagosjes së dy personave në “Preview Bar”.



















