
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se po përpiqen të bëjnë zgjidhje për çështjen e presidentit, por se ky takim o sotëm nuk ka prodhuar asgjë të re.
“Nuk kemi ndonjë të re. Zhvillova takimin e radhës me kryetarin e LVV dhe kryeministrin Albin Kurti. Diskutuam për afatin kohor, kemi më pak se 3 javë për të arritur një konsensus dhe për të arritur një marrëveshje eventuale, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje. Po provojmë që përmes takimeve të gjejmë një zgjidhje të përbashkët. Nuk kemi ndonjë lëvizje të re nga ky takim i sotëm. Po përpiqemi të bëjmë zgjidhje deri sa jemi në takime. Nëse s’bëjmë asgjë për tri javët e ardhshme zgjedhjet janë të pashmangshme’, ka thënë ai.
“Çdo marrëveshje që siguron kuorumin për presidentin e ardhshëm është e mirëseardhur. Për këtë duhet pasur diskutime me të gjitha partitë. Jo nuk kemi diskutuar ende emra konkretë. Siç e dini tri pozita nuk mund ti takojnë një partie politike”, ka thënë Adixhiku pas takimit./EO


















