Nis takimi Kurti-Abdixhiku, temë diskutimi çështja e presidentit

E publikuar: 06/04/2026 11:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mbërritur në Kuvend për t’u takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Në këtë takim do të diskutohet procesi i zgjedhjes së Presidentit.

Njëherësh, në Kuvend ka arritur edhe Abdixhiku i cili ka theksuar se do të flasë pas takimit.

Takimi tashmë ka filluar.

Gjykata Kushtetuese u ka dhënë kohë ligjvënësve të Kosovës mbi një muaj kohë për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit, pasi e rrëzoi një dekret të ish-presidentes, Vjosa Osmani, më 25 mars për shpërndarjen e Kuvendit pas moszgjedhjes e presidentit në një seancë më 5 mars.