Irani i përgjigjet Trumpit pas kërcënimeve: Jepi fund kësaj loje të rrezikshme

E publikuar: 05/04/2026 20:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, thotë se “lëvizjet e pamatura të Trump po i zvarrisin Shtetet e Bashkuara në një FERR të gjallë për çdo familje”.

Ai shton: “Mos u gaboni: Nuk do të fitoni asgjë përmes krimeve të luftës”, ka raportuar BBC.

Ghalibaf akuzon Trumpin se po ndjek urdhrat e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe thotë se “e vetmja zgjidhje e vërtetë është respektimi i të drejtave të popullit iranian dhe dhënia fund e kësaj loje të rrezikshme”.