Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e kërkuar nga partitë opozitare rreth çmimit të naftës, ka thënë se është e lehtë të kërkohen zgjidhje të shpejta, por duhet të gjendet “rruga më drejtë, e dobishme dhe e qëndrueshme”.
Sipas Kurtit, ulja e TVSH-së dhe akcizës për naftën do të krijonte boshllëk të madh financiar në buxhetin e shtetit dhe se Qeveria është duke përgatitur Pakon e Inflacionit 2.0 në vlerë prej 200 milionë eurosh për të përballuar rritjen e çmimeve.
“Në kohë sfiduese kur çmimet globale të energjisë dhe naftës kanë luhatje, është e lehtë të kërkohën zgjidhje të shpejta, por detyra jonë nuk është ta zgjedhim rrugën më të lehtë, por rrugën më të drejtë, të dobishme dhe më të qëndrueshme për vendin tonë.
Te ne efekti më dramatik nuk ak dhënë ende shenjat e veta, pasi nuk ka pasue kufizim të furnizimit dhe as humbje të derviateve. Kërkesat në këtë seancë nuk janë të reja ose të papritura, në vazhdimësi në secilën krizë ose luhatje, që kanë qenë shumë në këto 6 vite, të parat masa të propozuara kanë qenë heqja apo ulja e TVSH-së dhe akcizës për naftën. Në pamje të parë kjo duket si zgjidhje e thjeshtë dhe e shpejtë, por në realitet është një zgjidhje e kushtetueshme.
Edhe nëse ulet TVSH-ja, efekt nuk ka te produktet e tjera” ka thënë Kurti.
“Ashtu siç e kemi parë kur është bërë ulja e TVSH-së në produkte esenciale nga 18 në 8% në vitin 2016, çmimet e tyre nuk kanë rënë. E njëjta është rifshaqur kur është ulur TVSH-ja te gastronomia gjatë pandemisë, çmimet nuk janë ulur”, shtoi ai.


















