Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës tha se Kosova po gjendet në krizë dhe se qeveria nuk ka punuar mjaftueshëm.
“Ne jemi këtu për të mbrojtur diçka që u pat garantuar prej Qeverisë. Jemi për të ngritur një shqetësim më shumë të qytetëruar dhe të argumentuar. Për të arritur konsensus fillimisht për arsyen e kësaj seance dhe qytetarëve t’u themi pse është thirrur. Tani duhet të pranojmë që jemi në krizë. Ekuivalenti i vendeve ndaj krizave është tema që po e arrijmë këtu. Dhe në këtë rrafsh, janë dy alternativa që i kemi para vetes“, u shpreh Abdixhiku.
Abdixhiku tha se masat e qeverisë nuk po funksionojnë.
“Në qoftë se këto masa të qeverisë po bëhen, domethënë si një sërë masash përfshirë dhe heqjen e çmimit tavan, atë që po na e jep si listë, po duhet t’i shqyrtojmë. Është e vetmja alternativë kjo, por po ju them lajmin e keq, s’po funksionon“, theksoi ai.


















