Në segmentin rrugor Pejë–Rugovë, konkretisht në zonën e Kuqishtës, janë rrëshqitur gurë të mëdhenj nga mali, duke rrezikuar seriozisht qarkullimin e automjeteve.
Lëvizja e gurëve ka krijuar pengesa dhe mundësi të rritura për aksidente, veçanërisht për shoferët që nuk e kanë të qartë situatën në terren, ka raportuar mediumi lokal RTV Fontana.
“Rrëzohen gurë të mëdhenj në rrugën Pejë–Rugovë, rrezik për shoferët Në segmentin rrugor Pejë–Rugovë, konkretisht në zonën e Kuqishtës , janë raportuar rrëshqitje të gurëve të mëdhenj nga mali, duke rrezikuar seriozisht qarkullimin e automjeteve. Apelohet për kujdes të shtuar dhe, nëse është e mundur, shmangie të kësaj rruge deri në stabilizimin e situatës”, thuhet në raportim.


















