Haradinaj i ashpër me Kurtin: Ti shpenzon pare, ushqen zagarë, me fy shqiptarë

E publikuar: 02/04/2026 13:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka pasur kritika ndaj qeverisë Kurti duke i quajtur edhe „zagarë“.

Për këtë i reagoi ministrja Donika Gërvalla.

„Sot ndodhemi në këtë foltore dhe duhet me e dëshmu këtë mashtrim në mënyrën më të keqe të mundshme. E para, kolegu që foli para meje këtu, është i asaj pjese të pushtetit. Mbajnë përgjegjësi për çmimet, mbajnë përgjegjësi për vjedhjen që po na ndodh në energji, për faturat që po na vijnë. Ky dhe qeveria e tij edhe ju mbani përgjegjësi, nuk mundeni me i ikë kësaj përgjegjësie në asnjë variant. As mundeni me u fshehë pas këtij ligjit të avant, asgjë. Oligarkët e tu, kryeministër, janë duke i shitur dhe duke i blerë energji edhe po ashtu kompanitë përditë e më shumë i ulen në tavolinë këtu.

Duhet të ketë një korrektësi në këtë rast. E dyta thotë, po financohen mediat me thasë. Shikoni çka po thotë ky. Shikoni mirë çka po thotë, po financohen mediat me thasë. Ky shpenzon më së shumti para duke u ushqyer zhagarët, me fytyrë të pastër, me fytyrë të pastër, me fytyrë të pastër, duke i dhënë para, duke i dhënë para me fytyrë të pastër. Ju jeni ata që keni mbetur këtu. Ju keni zhagarë, keni hajna, keni zhagarë që vijnë e na lyejnë këtu në fytyrë, publikisht vazhdojnë me e bë edhe sot. E vërtetë! Edhe gjithë juve, edhe gjithë atyre, edhe ata që po e mbrojnë janë qashtu zagarë… po, janë zagarë“, tha ai.