Hoxha: Krenari pa përkrahje, Institucionet në foto, sportistët në betejë mburren, por nuk investojnë

E publikuar: 01/04/2026 00:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dizajnerja Arbëresha Hoxha ka reaguar me një mesazh mbështetjeje dhe reflektimi, duke shprehur krenarinë e saj për arritjet e sportistëve dhe artistëve shqiptarë.

Në reagimin e saj, ajo u është drejtuar institucioneve shtetërore, duke kërkuar më shumë vëmendje dhe mbështetje konkrete për kulturën, artin dhe sportin. Sipas saj, këto kategori përfaqësojnë denjësisht shtetin në arenën ndërkombëtare dhe luajnë rol kyç në ndërtimin e imazhit të vendit.

Postimi i plote:

Djema jemi krenar me ju

Të nderuar përfaqësues të Institucioneve Shtetërore – Kryeministër, deputetë dhe Presidencë,

Është e domosdoshme që fokusi institucional të jetë shumë më i theksuar ndaj artistëve, sportistëve dhe kulturës së vendit. Ne përfaqësojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe më dinjitoz të shtetit në nivel global, duke ndërtuar imazhin dhe identitetin tonë përtej kufijve.

Megjithatë, përkundër këtij roli të rëndësishëm, mungon një mbështetje e qëndrueshme dhe investim i mirëfilltë për këto kategori. Në këto rrethana, lind natyrshëm pyetja: a priten suksese pa përkrahje konkrete, apo institucionet mjaftohen të dalin në pah, të mburren dhe të jenë pjesë e fotografive vetëm pasi sukseset tashmë janë arritur nga vetë këta individë?

Një qasje e tillë nuk i shërben zhvillimit afatgjatë. Nevojitet angazhim real, strategji e mirëfilltë dhe mbështetje e vazhdueshme për ata që e përfaqësojnë vendin me dinjitet.

Djema jemi krenar me juve!

Faleminderit per cdo emocion që na dhuruatë!