Musliu: Shkallët e VIP arenës do të duhej të ishin të mbushura me veteranë të UÇK-së

E publikuar: 31/03/2026 20:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka thënë se shkallët VIP të arenës në stadiumin “Fadil Vokrri” do duhej të ishin të mbushur me veteran.

“Sonte, shkallët e VIP arenës në stadium do të duhej të ishin të mbushura me veteranët e UÇK-së, me ata që i dhanë kuptim lirisë sonë, sepse falë gjakut, mundit dhe sakrificës së tyre, Kosova sot nuk është vetëm e lirë, por edhe krenare, duke shkruar historinë e saj në sportin më të madh në botë, futbollin”, ka deklaruar Musliu.

Më tej, ajo ka falënderuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që bëri të mundur që ëndrrat e të rinjve të marrin jetë.

“Djemve të Kosovës sonte ju urojmë fat dhe fitore! Zoti ju ndihmoftë dhe ju priftë e mbara”.