Kurti: Drejt Fitores, drejt Botërorit, drejt realizimit të ëndrrës

E publikuar: 31/03/2026 19:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pak para ndeshjes madhështore Kosovë-Turqi.

Kurti ka shprehur mbështetjen e tij për kombëtaren e Kosovës, duke thënë se gjithçka është e jona sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Insajderi.

“Gjithçka e jona është sonte në Stadiumin “Fadil Vokrri”. Drejt Fitores, drejt Botërorit, drejt realizimit të ëndrrës”, shkroi Kurti.

Ndeshja do të fillojë nga ora 20:45.