“Merrni naftën tuaj” nga Ngushtica e Hormuzit, iu thotë Trumpi aleatëve

E publikuar: 31/03/2026 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e tjera, duke u thënë atyre të “shkojnë të marrin naftën e tyre” nga Ngushtica e Hormuzit.

“Do të duhet të filloni të mësoni se si të luftoni për veten tuaj, SHBA-ja nuk do të jetë më aty për t’ju ndihmuar, ashtu siç nuk ishit aty për ne”, shkruan ai në një postim në Truth Social.

Komentet vijnë mes pyetjeve të ripërtërira mbi angazhimin e Trumpit për të parë Ngushticën e Hormuzit të rihapet plotësisht para se t’i jepej fund luftës.