Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar kundër krimit: Europol në takim me Prokurorinë Speciale të Kosovës

E publikuar: 31/03/2026 14:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj priti të martën në një takim një delegacion nga Europoli, Belgjika, Holanda dhe Franca.

Gjatë takimit u vlerësua dhe u diskutua bashkëpunimi ndërinstitucional me Prokurorinë Speciale dhe Policinë e Kosovës, me theks të veçantë në forcimin e mekanizmave të përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Palët u pajtuan që ky bashkëpunim të fuqizohet më tej në funksion të rritjes së efikasitetit në luftën kundër krimit dhe sfidave të tjera të sigurisë.