Ervin Softa u prangos sot nga policia në Prizren.
50 vjeçari ishte i kërkuar dhe i dënuar me 1 vjet burgim efekt për vepren penale “Mashtrim”.
Ai kishte shtatë urdhër-arreste aktive.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tha se arrestimi i të dyshuarit u bë duke vepruar sipas një plani taktik-operativ, ku u siguruan informacione lidhur me vendndodhjen e tij.
“Pas arrestimit, E.S. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit”, deklaroi ai



















