Shembja e rrugës në Prishtinë, lë pa rrymë e ujë një pjesë të kryeqytetit

E publikuar: 29/03/2026 18:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për shkak të shembjes së “Don Shtjefën Kurti” një pjesë e Prishtinës ka mbetur pa rrymë.

KOSTT ka njoftuar se si pasojë e kësaj, pa energji elektrike kanë mbetur një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga NS Prishtina 6.

“KOSTT njofton qytetarët se, si pasojë e shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë dhe dëmtimeve të shkaktuara në infrastrukturë, është prekur edhe rrjeti transmetues në nivelin 110 kV. Si rezultat i kësaj situate, një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga NS Prishtina 6 kanë mbetur pa energji elektrike”.

“Ekipet e KOSTT-it, në koordinim me KEDS, janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e dëmeve dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se për shkak të shembjes, do të ndërpritet edhe uji në disa zona të Prishtinës.

Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja e ujit do të zgjas deri në sanim të gypit.

Rrugës ku do të ndalet uji:

Rruga “Mehmet Shpendi”

Rruga” Bislim Islami”

Rruga” Don Stjefan Kurti”

Rruga” Kiri”

Rruga” Agim Prodani”

Rruga “Ymer Bytyqi”

Rruga” Visar Thaqi”.