Gjatë ditës së sotme, Liria e Ismet Munishit ishte mysafire e Istogut në Ligën e Parë.
Ndeshja u luajt në kuadër të xhiros së 26-të të Ligës së Parë, shkruan “Gazeta Express”.
Në fushë, takimi u mbyll me barazim prej 2-2, një rezultat që i lëndon mundësitë e Lirisë për një vend në Superligë sezonin e ardhshëm.
Por, më shumë se rezultati në fushë, vëmendje morën gjestet e pahijshme të tifozëve istogas në tribuna.
Ata përveçse e ofenduan Ismet Munishin, trajnerin e Lirisë, raportohet se edhe e gjuajtën edhe me këpucë.
Pas ndeshjes, reagoi edhe vetë trajneri Munishi.
Ai u çuditë me sjelljen e tifozëve të Istogut, teksa tha se e ka përjetuar tmerrin më të madh në karrierën e tij.
Postimi i tij i plotë:
Ni klub si Istogu dhe ni qytet me shume vlera mu shëndërru në Kandahar , nuk po kuptoj pse !
Sot kom përjetu tmerrin dhe turpin me te madh prej që jom ne Sport .
I falemderoj lojtarët dhe stafin e klubit Fc Liria që ishin tepër dinjitoz përball sharjeve dhe provikimeve të të gjithë akterve te klubit kundërshtarë .
Lufta vazhdon



















