Michael Oliver do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Kosovë-Turqi

E publikuar: 28/03/2026 20:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova të martën do të luajë finalen e ”play-off”-it ndaj Turqisë për kualifikim në Kupën e Botës.

Drejtori gjeneral i sportit në Artmotion, Arlind Sadiku ka zbuluar se gjyqtar kryesor i këtij takimi do të jetë anglezi, Michael Oliver.

Oliver do të asistohet nga Stuart Burt dhe James Mainwaring, kurse gjyqtari i katërt do të jetë Christopher Kavanagh.

Kujtojmë se Kosova mposhti Sllovakinë në Bratisllavë me rezultat 3:4 për të siguruar finalen e madhe ndaj Turqisë.

Ndeshja do të luhet në “Fadil Vokrri” të martën me fillim nga ora 20:45.