Futbollisti i Kosovës para finales së “play off”: Turqia është shtëpia ime, por në botëror dua të kualifikohem me Kosovën

E publikuar: 28/03/2026 20:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Florent Hadërgjonaj ka folur për mediat turke, ndërsa në prag është ndeshja Kosovë-Turqi.

Futbollisti i dardanëve, që u aktivizua në fund ndaj Sllovakisë, konfirmoi lidhjen e tij me Turqinë.

“Kam luajtur në Turqi për 6 vite. Ky vend është si shtëpi për mua tani. Të dy fëmijët e mi kanë lindur këtë. Por në fund të ditës, ëndrra ime është të kualifikohem për Botëror me përfaqësuesen e Kosovës”, u shpreh Hadërgjonaj ndër të tjerë për “A Spor”.

Hadërgjonaj luan aktualisht me Alaniaspor në Superligën turke. Gjatë kësaj kohe po përgatitet ndeshja e finales së “play off” për Botërorin.

Kosova e pret Turqinë, pikërisht më 31 mars. Ky takim do të nisë prej orës 20:45.