Për shkak të kësaj narrative të Shkëlzen Gashit, në vitin 2005, pas një përplasjeje të ashpër, personalisht e kam përzënë nga zyrat e Lëvizjes
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka deklaruar se Shkëlzen Gashi është përjashtuar nga Lëvizja Vetëvendosje në vitin 2005 pas një përplasjeje të ashpër, siç tha ai, për shkak të narrativës së tij lidhur me historinë dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Durmishi thekson se tendenca e Gashit për të deformuar historinë e luftës së UÇK-së ka qenë arsyeja kryesore e përjashtimit të tij nga Lëvizja.
Ai gjithashtu ka kritikuar se si ekspozita dhe vepra të tilla marrin leje dhe financim nga institucionet, duke i cilësuar si të papranueshme dhe fyese për sakrificën e të rënëve për liri.
Durmishi ka deklaruar se interpretimet e tilla historike përbëjnë deformim të së vërtetës dhe cenim të kujtesës së luftës së UÇK-së.



















