Kryeziu: Dekreti i Presidentes është i saktë dhe duhet të shkojmë në zgjedhje

E publikuar: 24/03/2026 19:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka folur në lidhje me vendimin që pritet ta nxjerrë Gjykata Kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit nga presidentja Vjosa Osmani.

Ai u shpreh se nëse konsiderohet se është një çështje e ndërlikuar, atëherë mund të vazhdohet masë e përkohshme deri në tre muaj.

“Nëse e konsiderojnë se është problem i ndërlikuar, atëherë ata mund ta vazhdojnë deri në tre muaj masë të përkohshme. Sipas mendimit tim, kërkesa është shumë e qartë, dekreti është legjitim, sipas të gjitha gjasave, sepse është i sanksionuar me Kushtetutë. Presidentja nuk ka pasur alternativë tjetër, askush nuk ka treguar alternativë tjetër se si të veprojë”, tha ai në Klan Kosova.