Një operacion i suksesshëm antidrogë i koduar “Kimisti” është zhvilluar gjatë ditës së sotme nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokuroria Themelore në Prizren.
Zëdhënësit të policisë, Daut Hoxha, ka bërë të ditur se aksioni është realizuar pas hetimeve të përbashkëta dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, duke rezultuar me goditje të një aktiviteti kriminal të lidhur me narkotikë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 1 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, ndërsa janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në këtë veprimtari.
Në kuadër të aksionit janë kontrolluar tri lokacione në rajonin e Suharekë, ku policia ka gjetur dhe sekuestruar disa armë zjarri, përfshirë edhe një armë gjuetie, si dhe një sasi të konsiderueshme municioni dhe substancash narkotike.
“Ju konfirmoj se një operacion antidrogë i koduar me emrin “Kimisti” është iniciuar dhe zhvilluar pas hetimeve te perbashketa te Policisë së Kosovës me prokurorinë, përmes zbatimit të masave të veçanta hetimore. Si rezultat i veprimeve të koordinuara operative dhe hetimore, sot është realizuar një aksion policor i suksesshëm antidrogë. Gjatë këtij operacioni është sekuestruar rreth 1 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë. Po ashtu, janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet kriminal. Në kuadër të operacionit janë kontrolluar tri lokacione në rajonin e Suharekës, ku janë gjetur dhe sekuestruar disa armë zjarri dhe një sasi e konsiderueshme municioni dhe substancash narkotike. Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren. Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet e antidrogës, mbetet e përkushtuar në luftimin dhe parandalimin e veprimtarive kriminale që lidhen me substancat narkotike”, ka thënë Hoxha.




















