Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve të çmimeve apo situatave sikurse ajo në Iran.
Por, vendet e rajonit kanë ndërmarrë masa për të përballuar rritjen e çmimeve të karburanteve, ndërsa tensionet globale në energji vijojnë të shtohen.
Këto masa vijnë në një kohë kur situata në Lindja e Mesme është përshkallëzuar, duke rritur rrezikun për tregun global të energjisë, veçanërisht për shkak të rëndësisë strategjike të Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalon një pjesë e madhe e naftës dhe gazit në botë, raporton Telegrafi.
Pavarësisht ndërhyrjeve, autoritetet paralajmërojnë se mundësitë për të ndalur plotësisht rritjen e çmimeve janë të kufizuara, ndërsa qëllimi kryesor mbetet mbrojtja e standardit të jetesës dhe stabiliteti ekonomik në një periudhë pasigurie globale.
Por sa kanë qenë gjatë ditës sot çmimet e naftës në vendet e rajonit, Evropës dhe botës, ndiqeni më poshtë listën e shteteve nga të cilat bashkatdhetarët tanë ku jetojnë kanë dërguar të dhëna.
Kosovë: 1.79 euro
Shqipëri: 2.2 euro
Maqedoni e Veriut: 1.5 euro
Mali i Zi: 1.55 euro
Gjermani: 2.3 euro
Zvicër: 2 CHF (2.1 euro)
SHBA: 0.85 euro
Austri: 2.2 euro
Slloveni: 1.52 euro
Kroaci: 1.55 euro
Itali: 2.3 euro
Bosnje: 1.9 euro
Greqi: 2.35 euro
Britani të Madhe: 1.7 £ (2 euro)
Francë: 2.3 euro
Suedi: 2 euro
Holandë: 2.55 euro
Hungari: 1.55 euro
Belgjikë: 2.3 euro
Finlandë: 2.4 euro
Norvegji: 2.6 euro
Luksemburg: 1.9 euro
Spanjë: 1.25 euro



















