Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në fshatin Majac të Podjevës, ku një person është vrarë derisa dy gra janë plagosur dhe gjendja e tyre është tejet e rëndë.
Mësohet se personi i cili ka mbetur i vrarë është I.Brahimi, 45 vjeçar nga Obiliqi.
Dyshohet se e dyshuara A.Gashi, me viktimën kishin pasur raporte mes vete.

















