Një person është vrarë sonte në fshatin Majac të Podujevës, derisa edhe një grua tjetër është plagosur.
Nga detajet e siguruara nga Klan Kosova, vajza dyshohet se kishte raport me personin që dyshohet se e vrau, derisa e plagosi edhe gruan e axhës.
Sipas informacioneve të para, ajo dhe tani i ndjeri ishin duke u fjalosur në oborrin e shtëpisë derisa ka ndërhyrë gruaja e axhës e cila mbeti e plagosur.
Këto informacione pas ndriçimit të rastit pritet të konfirmohen.




















