Humb jetën një grua pasi bie nga ura në ujë

E publikuar: 22/03/2026 11:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Gjakovë, një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se kishte rënë në ujë nga një urë.

Ngjarja është raportuar rreth orës 19:52, ndërsa viktima është nxjerrë nga uji nga një qytetar, kalimtar i rastit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ndërsa stafi mjekësor i ka ofruar ndihmën e parë viktimës dhe më pas ajo është dërguar në Emergjencë për trajtim të mëtejshëm.

Megjithatë, sipas mjekëve, gjendja e saj është përkeqësuar dhe ajo ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rrethanat e rastit po hetohen.