Eman Rrahmani i bën thirrje qeverisë: Të hiqet akciza dhe TVSH-ja për derivatet

E publikuar: 21/03/2026 18:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eman Rrahmani i ka bërë thirrje qeverisë që urgjentisht të heq akcizën dhe TVSH-në për derivatet.

Përmes një postimi, Rrahmani ka thënë se qeveria duhet marrë masa konkrete për të përballuar rritjen e çmimeve që po godasin qytetarët dhe bizneset, transmeton IndeksOnline.

“Çmimi i derivateve ka arritur nivele alarmante, ndërsa në të njëjtën kohë kemi rritje të çmimit të energjisë për qytetarët dhe një rritje shumëfish të kostos së energjisë për bizneset pas kalimit në treg të lirë. Kjo situatë po krijon një presion të madh ekonomik dhe po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e përgjithshme të çmimeve dhe në koston e jetesës” ka shkruar Rrahmani.

Sipas tij, një vendim i tillë do të sillte ulje të menjëhershme të çmimit për rreth 60 cent për litër

Postimi i plotë i tij:

Të hiqet akciza dhe TVSH-ja për derivatet.

Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të marrë masa konkrete për të përballuar rritjen e papërballueshme të çmimeve që po godet qytetarët dhe bizneset. Çmimi i derivateve ka arritur nivele alarmante, ndërsa në të njëjtën kohë kemi rritje të çmimit të energjisë për qytetarët dhe një rritje shumëfish të kostos së energjisë për bizneset pas kalimit në treg të lirë. Kjo situatë po krijon një presion të madh ekonomik dhe po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e përgjithshme të çmimeve dhe në koston e jetesës.

Në këtë kontekst, është e domosdoshme që Qeveria të shqyrtojë menjëherë pezullimin e akcizës për derivatet dhe të analizojë mundësinë e heqjes së përkohshme të TVSH-së. Një vendim i tillë do të sillte ulje të menjëhershme të çmimit për rreth 60 cent për litër, duke lehtësuar barrën për qytetarët dhe duke i dhënë frymëmarrje bizneseve në këtë periudhë të vështirë.

Nëse nuk veprohet sot, nesër mund të jetë vonë. Pasojat do të jenë rritje e pakontrolluar e çmimeve, ulje e fuqisë blerëse dhe vështirësi serioze për funksionimin e bizneseve. Kosova ka nevojë për vendime të guximshme dhe të menjëhershme për të mbrojtur ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve.