Mesfushori i talentuar i akademisë së Bayern Munichut, me prejardhje nga Kosova, Erblin Osmani ka debutuar me fanellën e ekipit të parë në Bundesliga.
Osmani është zakonisht pjesë e grupmoshave të Bayernit, atyre të U17 dhe U19, mirëpo me paraqitjet e tij disa ditë ka stërvitur me ekipin e parë të drejtuar nga Vincent Kompnay, derisa sot ishte edhe pjesë e stolit, për ndeshjen ndaj Union Berlinit.
Në ndeshjen e luajtur për xhiron e 27-të në Bundesliga, Osmani e gjeti edhe debutimin me ekipin e parë të Bayernit.
Ai u inkuadrua në minutën e 87-të të ndeshjes, kur e zëvendësoi Leon Goretzkan.
Bayerni veçse e kishte kryer punën e fituesit në këtë përballje, pasi po fitonte 4-0 në ato momente.
Ashtu edhe u mbyll ndeshja, me Bayernin që mori tri pikë të rëndësishme në sigurimin e titullit për sezonin e dytë radhazi.
Michael Olise, Harry Kane dhe Serge Gnabry me dy gola, i dhuruan fitoren Bayernit, për të shkuar në kuotën e 70 pikëve në vendin e parë, 12 më shumë se Dortmundi në vendin e dytë, me një ndeshje më pak. /express
















