Një person ka vdekur sot në Klinë, pas plagëve të marra nga arma e zjarrit. Në këtë incident kanë qenë të përfshirë dy vëllezër.
Zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi njoftoi se i dyshuari për vrasje tashmë është arrestuar.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:08, ndërsa, i plagosur është dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë. Në vend të ngjarjes është sekuestruar një armë, dhe tri gëzhoja, ndërsa është arrestuar një person.”
Ngjarje e rëndë në Klinë: Vëllai qëllon vëllanë me armë, viktima ndërron jetë



















