Probleme për Zhegrovën, në pikëpyetje për Juventusin dhe Kosovën

E publikuar: 21/03/2026 17:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edon Zhegrova është në dyshim për shkak të një problemi fizik, për tu inkuadruar në lojë, në ndeshjen ndaj Sassuolos që zhvillohet sonte, më 21 mars.

Lojtari kosovar nuk është në gjendje optimale dhe stafi mjekësor po vlerëson nëse ai do të jetë gati për sfidën.

Trajneri i Juventusit mund të detyrohet të bëjë ndryshime në formacion nëse Zhegrova nuk rikuperohet në kohë.
Anësori kosovar thuhet se ka pësuar lodhje muskulore, gjë që rrezikon seriozisht disponueshmërinë e tij për ndeshjen me Juventusin, ka raportuar Calciomercato.

Situata shton shqetësimet për bardhezinjtë, të cilët tashmë kanë pasur disa mungesa në skuadër në këtë periudhë.

Ky lendim e bënë edhe më shqetësues faktin se Edon Zhegrova është i dyshimtë edhe për grumbullimin tek Kombëtarja e Kosovës.