Një rast i kanosjes ndaj personit zyrtar është raportuar të premten në Ferizaj.
Sipas raportit zyrtar, një grua dyshohet se ka kanosur e më pas sulmuar fizikisht një police brenda stacionit policor.
Gjatë futjes nën kontroll, sipas policisë, zyrtarja ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Raportohet se e dyshuara femër kosovare, ka kanosur dhe më pas ka sulmuar fizikisht zyrtaren policor brenda stacionit policor. Gjatë futjes nën kontroll zyrtarja ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.


















