Vdes në moshën 86-vjeçare aktori i njohur, Chuck Norris

E publikuar: 20/03/2026 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli i filmave aksion, Chuck Norris, ka vdekur në moshën 86 vjeçare.

Aktori amerikan i arteve marciale vdiq të enjten në mëngjes në Hawai, pasi u dërgua  në spital për një urgjencë mjekësore.

Në një deklaratë të ndarë në faqen e tij të Instagramit, thuhej: “Me zemër të thyer familja jonë ndan lajmin e ndarjes së papritur nga jeta të të dashurit tonë, Chuck Norris, dje në mëngjes.

“Ndërsa do të donim t’i mbanim rrethanat private, ju lutemi ta dini se ai ishte i rrethuar nga familja e tij dhe ishte në paqe”, raportojnë mediat ndërkombëtare.