Një 27-vjeçar ka humbur jetën, pasi i njëjti është goditur nga një veturë në Nadakovc të Vushtrrisë.
Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se i njëjti ka vdekur në vend të ngjarjes.
“Sot, më 19 mars 2026, rreth orës 20:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Nadakovc, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima (këmbësori), mashkull rreth 27-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Stacionin Policor për intervistim dhe procedura të mëtejme ligjore. Njësitet kompetente, përfshirë hetuesit e aksidenteve të trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprime hetimore për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti”, thuhet në konfirmim.

















