Behrami Kurtit: Në këta 60 muajt e fundit më pak se tri herë e ka pranuar Zajednicën

E publikuar: 19/03/2026 16:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti i cili tha se nuk ka Zajednicë përgjatë kohës së tij në krye te vendit.

Ai tha se në këto 5 vite, kryeministri e ka pranuar më pak se tri herë Zajednicën dhe me zotimin në letër.

Postimi i plotë:

Në këta 60 muajt e fundit, Albin Kurti më pak se tri herë e ka pranuar Zajednicën. Ndërsa, implementimin e saj e ka filluar që nga nënshkrimi i saj në Ohër.

Ama, zotimin në letër, me nënshkrim, me logo dhe vulë të shtetit të Kosovës e ka dhënë në këtë dokument!

Ti vazhdo me rima e me algjebra, ama dëmet që ia ke bërë Republikës së Kosovës janë të pariparueshme!