Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani për nder të muajit të Ramazanit, ka shtruar mbrëmë iftar për Kryetarin e Bashkësisë Islame, myftiun Naim Tërnava dhe delegacionin e tij.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media na faqen zyrtare të presidencës në rrjetin social Facebook.
Presidentja Osmani theksoi se zemërgjerësia që manifestohet këtë muaj është një kujtesë e fuqishme për rëndësinë e solidaritetit, të përulësisë dhe të përkushtimit ndaj njëri-tjetrit.
Më tej, Presidentja shprehu falënderimin e saj të thellë për kontributin e vazhdueshëm të BIK-it, në kultivimin e vlerave të paqes, tolerancës dhe mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve tanë.


















