Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për stërvitjet ushtarake serbe që po zhvillohen pranë kufirit me Kosovën, në afërsi të komunës së Gjlanit dhe fshatrave shqiptare si Breznica dhe Muhoc
Kurti ka thënë se ky është një provokim i Serbisë e cila po dëshiron ta cenojë integritetin territorial të Kosovës, Raporton Ekonomia Online.
Kurti ka thënë se për këtë iu aknë shkruar edhe faktorëve ndërkombëtar.
“Provokim i Serbisë që dëshiron ta cenojë integritetin territorial. Njësi që e kanë trajnuar kryekriminelin Radoiçiq në Banjë të Zveçanit. Ju kemi shkruar faktorëve ndërkombëtarë. Forcat tona janë të përgatitura, kufiri ynë është i mbrojtur”, ka thënë Kurti.



















