Një aksion i Policisë së Kosovës është duke u zhvilluar sot pranë Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovë (ARBK), që institucion që funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku janë parë të paktën dy patrulla policore në vendngjarje.
Sipas burimeve të Infosot, shërbimet në këtë institucion janë ndërprerë përkohësisht, ndërsa situata në terren vazhdon të jetë nën mbikëqyrjen e forcave të rendit. Para zyrave të ARBK-së po qëndrojnë tre zyrtarë policorë, ndërkohë që një njësi tjetër raportohet të jetë brenda ambienteve të institucionit.
Deri më tani, Policia e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë sqarim zyrtar lidhur me arsyet e këtij aksioni. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë hetim specifik apo kontroll rutinë.
Infosot do të vazhdojë të përcjellë zhvillimet dhe t’ju mbajë të informuar sapo të ketë detaje të reja.


















