Hamiti: Kosova ka qenë nën sanksione për shkak të politikave të mbrapshta të Kurtit, e pësuan qytetarët

E publikuar: 17/03/2026 16:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar konfirmimin e sotëm të BE-së se ka hequr sanksionet ndaj Kosovës.

Ai ka bërë me dije se këto sanksione kanë qenë për shkak të politikave të mbrapshta të kryeministrit Albin Kurti.

Në profilin e tij në Facebook, Hamiti ka shkruar se nga këto sanksione ka pësuar Kosova dhe qytetarët e saj.

“Mbas 30 muajsh, Kosovës i hiqen sanksionet e ashpra financiare të BE-së. Për herë të parë në histori, Kosova ka qenë nën sanksione ndërkombëtare prej 28 qershorit të vitit 2023 për shkak të politikave të mbrapshta të kryeministrit Albin Kurti. E kemi pësuar ne, qytetarët e Kosovës, mbasi qenë pezulluar fonde të BE-së prej qindra milionë eurosh për projekte jetike për vendin tonë”, ka shkruar ai.