AKB: Heqja e masave nga Bashkimi Evropian – korrigjim i vonuar, dështim i institucioneve vendore

E publikuar: 17/03/2026 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca Kosovare e Bizneseve e konsideron heqjen e masave nga Bashkimi Evropian si një korrigjim të vonuar të një padrejtësie ndaj ekonomisë së Kosovës.

Në një postim në Facebook, AKB tha se vendosja e atëhershme e masave ka qenë dështim institucional.

“Por, fakti që vendi ynë u vendos nën masa ndëshkuese është dështim i qartë i institucioneve dhe i qasjes politike, që për interesa të ngushta rrezikuan ekonominë, bizneset dhe partneritetin me Bashkimi Evropian”, thuhet në postim.

AKB ka kërkuar llogaridhënie të menjëhershme dhe ndryshim të kursit politik, “sepse ekonomia e Kosovës nuk duhet të jetë më viktimë e vendimeve të papërgjegjshme tha Agim Shahini kryetar i AKB-së”.