Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Fushë Kosovë, ku një grua ka njoftuar policinë se i është grabitur çanta e krahut nga një i mitur.
Sipas saj, në çantë ndodheshin para, dokumente personale dhe çelësat e shtëpisë, transmeton KosovaPress.
Sipas raportit 24-orësh të organit të rendit, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa rasti po hetohet nga Policia e Kosovës

















