​Ligjit për automjetet dhe të huajt, Policia: Vetura me autorizime të Serbisë nuk lejohen

E publikuar: 16/03/2026 17:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur zbatimi i plotë i Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete në Kosovë, pas përfundimit të periudhës informuese që u parashikua deri më 15 mars. Shtetasit e huaj nga sot mund të fillojnë aplikimin për lejeqëndrim ose për deklarimin e adresës së tyre në vend, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm drejt rregullimit të qarkullimit të automjeteve dhe evidencës së të huajve në Kosovë.

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës, Veton Elsahni ka bërë të ditur se ka nisur zbatimi i ligjit për automjetet që qarkullojnë me autorizime jo adekuate, duke paralajmëruar se veturat me dokumente të tilla nuk do të lejohen të lëvizin në rrugët e Kosovës.

Ai tha për KosovaPress, se deri tani në rrugët e veriut janë hasur raste kur qytetarë të Kosovës kanë drejtuar automjete të regjistruara në Serbi me autorizime që nuk konsiderohen të vlefshme.

“Zbatimi i ligjit për automjete në praktikë do të thotë se veturat të cilat deri tani janë hasur në rrugët e veriut të Kosovës me autorizime të Serbisë, të cilat nuk kanë qenë adekuate – që do të thotë shtetas kosovar ka vozitur veturë të Serbisë me autorizim – ato nuk do të lejohen. Ndërsa praktikisht implementimi i këtij ligji është që policia në vendin e ngjarjes vendos se a duhet të lirohet personi, sepse ka mundësi që ka ndonjë rast urgjent ose sëmundje, ose ka ndonjë rast urgjent. E dyta është me iu shqiptuar tiketë, që është 200€, dhe e treta është me marrë veturën dhe ta dërgojë në doganë. Deri tani kemi disa raste ku kemi dhënë vërejtje për këta qytetarë, sepse ata duhet të kenë kujdes që mos të lëvizin në rrugët e Kosovës pa autorizim adekuat. Në rast se kemi autorizime jo adekuate dhe qytetarët dëshirojnë të dërgojnë veturën në Serbi, e kemi lejuar që të dalin këta në kufi, mirëpo nuk kanë mundësi të hyjnë pa dokumente përkatëse. Nëse vetura është e paregjistruar, ka skaduar afati ose autorizimi nuk vlen, ata mund ta vendosin veturën në automjetin e transportit ose ta dërgojnë në Serbi dhe ne nuk i pengojmë, por për të hyrë duhet të kenë dokumente adekuate.”, tha ai, duke shtuar se deri më tani nuk kanë hasur ndonjë problem në implementimin e ligjit.

“Deri tani nuk kemi asnjë problem për të theksuar; qytetarët në fakt e kanë ditur që më herët kjo do të ndodhë. Ndoshta disa kanë shpresuar se mund të zgjatet ky afat, por për ne është shumë me rëndësi të fillojë zbatimi i këtij ligji me pikëpyetje. Pa i dëmtuar qytetarët – dmth, jemi duke bërë një mënyrë shumë të qetë dhe të rehatshme për qytetarët, edhe pse ata që kanë vozitur vetura deri tani nuk do të ndihen të rehatshëm sepse nuk mund të vozisin më, por ne nuk po e bëjmë të vështirë implementimin e këtij ligji”- tha Elshani.

Ndërkohë, duke folur për Ligjin për të huajt, Elshani theksoi se çdo shtetas i huaj duhet të raportojë në stacion policor brenda 72 orëve nga momenti i hyrjes në Kosovë.

“Ligji për të huaj kërkon që policia të ketë qytetarin e raportuar në stacionin policor brenda 72 orëve nga momenti që ai hyn në kufi. Sidoqoftë, tash Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Policinë e Kosovës kanë krijuar një aplikacion shumë të thjeshtë, ku vetë qytetarët mund të lajmërohen vetë. Praktikisht, kjo do të thotë se në rast se ne hasim studentë ose persona gjatë kryerjes së detyrave tona dhe i pyesim nëse janë të regjistruar, ata mund të thonë jo, sepse kanë hyrë sot dhe nuk ka obligim menjëherë, për shkak të afatit 72 orësh. Mirëpo, nëse duan të regjistrohen, mund ta bëjnë direkt në aplikacion në momentin që janë aty. Për ne është me rëndësi të jemi të evidentuar, dhe përmes QR Code-it që gjendet në aplikacion mund ta verifikojmë. Konsiderojmë që nuk do të ketë problem, duke lehtësuar implementimin e këtyre dy ligjeve,” theksoi zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

Drejtori i OJQ-së ACDC, Dushan Radakoviq, ka deklaruar për KosovaPress, se personat që kanë vetëm dokumente të Serbisë dhe jetojnë në Kosovë, duhet të aplikojnë për dokumente të Kosovës gjatë periudhës tranzitore tre mujore, ndërsa theksoi se disa çështje praktike, sidomos rreth automjeteve dhe autorizimeve për vozitje, mbeten problematike dhe kërkojnë zgjidhje institucionale përmes dialogut.

Ai tha se pas hyrjes në fuqi të rregullave të reja më 15 mars, një nga problemet kryesore lidhet me autorizimin e vozitjes së automjeteve për personat që kanë vendbanim dhe dokumente të Kosovës, por që përdorin vetura pa dokumente të lëshuara nga Serbia.

“Me problem është me veturë me autorizuar kur nuk ka dokumente prej Serbisë, kur ka vendbanim këtu, kur ka letërnjoftim të Kosovës, qoftë Mitrovicë, Prishtinë, Gjakovë. Definitivisht është problem me autorizuar vozitjen në Kosovë. Unë jam së bashku me policinë duke e monitoruar procesin e policisë në trafik, tash është vetëm verbal, nuk bën pozitë, deri tash nuk është shënuar ndonjë tiketë. Tash të shikojmë se çka duhet me bo për 5 deri në 7 ditë se çka duhet me bo me këto. Definitivisht është shumë problem edhe duhet të diskutohet me Brukselin ose me Orav, edhe me Qeverinë për këto probleme. Tjetra, prej Serbisë me targa prej Serbisë nuk është problem, vozit 90 ditë dhe për këto 90 ditë del jashtë prej Kosovës dhe vjen edhe kalkulohen këto ditë sa rrin në Kosovë ose vetëm jashtë ose hyn. Këtu nuk është problem vetëm me komunitetin, por është problem edhe me shqiptarët prej Preshevës, Bujanocit, Vranjës edhe Medvegjës, edhe definitivisht është diçka konkrete për problemet te këto”, tha ai.

Ai u ka rekomanduar qytetarëve të Kosovës që kanë vetëm dokumente të Serbisë, që të aplikojnë për dokumentet e Kosovës.

“Me ligjin për vendbanim për personat kur kanë dokumente vetëm të Serbisë në Kosovë, për këto 3 muaj të këqyren deklaratat se çka me bo, janë dokumentet, aplikoni për dokumentet e Kosovës. Për këtë periudhë tre muaj është më mirë të aplikoni për dokumente të Kosovës, është mirë për zgjedhje për krejt, jo vetëm tash”- tha Radakoviq.

Ai shtoi se integrimi i institucioneve në Kosovë, përfshirë spitalet dhe shkollat, duhet të vazhdojë si pjesë e procesit të dialogut, duke theksuar se dialogu është mënyra më e mirë për të shmangur incidentet dhe për të gjetur zgjidhje për qytetarët.

“Definitivisht është dialogu me Brukselin. Këtu është pak, definitivisht diçka për integrimin e spitaleve dhe shkollave, është integrimi për procesin në Kosovë dhe këtu definitivisht është e para për diskutim. Tjetër ishte takimi dhe tjetër do u diskutua, duhet të shikojmë se çka bëhet me procesin. Për mua është më mirë të ketë dialog, pa dialog ka incidente. Me dialog definitivisht ka diçka për krejt, edhe për komunitetin, edhe për Kosovën, edhe për qytetarin e Kosovës.”- tha ai.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga 16 mars 2026 nis zbatimi i plotë i Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete. Sipas MPB-së, nga kjo datë shtetasit e huaj mund të aplikojnë për lejeqëndrim ose të deklarojnë adresën e tyre në Kosovë, ndërsa institucionet do të regjistrojnë të dhënat e lindjes, martesës dhe vdekjes të regjistruara më parë në institucionet paralele serbe dhe do të njohin përkohësisht dokumentet e identitetit të lëshuara nga këto struktura.

Qeveria e Kosovës ka vendosur të ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe të njohë dokumentet e identitetit për pjesëtarët e komunitetit serb që nuk kanë dokumente kosovare, si pjesë e përpjekjeve për një zbatim të drejtë dhe gjithëpërfshirës të ligjit.

Ky vendim vjen pas një takimi në Prishtinë mes kryeministrit Albin Kurti dhe përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, dhe është përshëndetur nga bashkësia ndërkombëtare, si dhe nga Serb.