Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka nënshkruar peticionin kombëtar në mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së, që po mbahen në Hagë.
Hamza ka thënë se kjo është një detyrë e secili në mënyrë që të qëndrojë pranë atyre që kontribuuan për lirinë dhe shtetin e Kosovës.
“Sot e nënshkrova peticionin kombëtar në mbështetje të presidentit Thaçi, kryetarit Veseli, bacës Jakup, Rexhës dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre që po gjykohen në Hagë. Është detyrë e secilit prej nesh që t’u qëndrojë pranë atyre që kontribuan me vite të tëra për lirinë dhe shtetin tonë. Lufta çlirimtare ishte mbrojtëse, e drejtë dhe jam i bindur se drejtësia së shpejti do ta rikonfirmojë këtë”, ka shkruar ai.


















