Tentativë vrasjeje ndaj policisë, tre të arrestuar pas përplasjes me veturën zyrtare

E publikuar: 15/03/2026 09:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tre persona janë arrestuar të shtunën pasdite në fshatin Pollatë të Podujevës, nën dyshimin për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 14 mars 2026 rreth orës 16:30, kur të dyshuarit dyshohet se kanë goditur një automjet zyrtar të policisë.

Raportohet se njëri nga të dyshuarit ishte duke drejtuar një traktor të ngarkuar me dru të prera ilegalisht, ndërsa tjetri me një automjet tjetër. Gjatë incidentit ata kanë goditur veturën zyrtare të policisë.

Si pasojë e goditjes, katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Të dyshuarit janë intervistuar nga organet e hetuesisë, ndërsa me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për rastin janë duke vazhduar.