KFOR nuk ka kurrfarë mandati për armët që blenë FSK

E publikuar: 14/03/2026 14:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash ka lënë të kuptohet se ai dhe misioni që udhëheq nuk kanë asnjë ndikim në armatimin që blen Forca e Sigurisë së Kosovës. Sipas tij, ajo çfarë bën FSK nuk i përket KFOR-it, bazuar në kompetencat që kjo trupë e NATO-s ka.

“Transformimi i FSK-së ka filluar në vitin 2014 dhe mbështetet nga disa shtete përmes marrëveshjeve bilaterale. Vendimet për prokurime ushtarake janë jashtë mandatit të KFOR-it”, ka thënë ai në një intervistë për medie në Serbi.

Ulutash ka thënë po ashtu se anëtarësimi në NATO nuk i pengon aleatët të bëjnë marrëveshje shtesë bashkëpunimi ose stërvitje të përbashkëta.